Ballina Aktualitet Lu: SHBA ofron prokurorë të FBI për hetimin ndaj Tahirit

Lu: SHBA ofron prokurorë të FBI për hetimin ndaj Tahirit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë treguar gadishmërinë e tyre për të ofruar ekspertizën nëpërmjet prokurorëve të FBI, për çështjet hetimore të korrupsionit në nivele të larta, një prej të cilave dhe ajo ku është e përfshirë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Lajmi në fjalë është konfirmuar për TV Klan nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ndërkohë mësohet se çështja në fjalë është diskutuar dhe në takimin që Ministri i Brendshëm ka zhvilluar pas mesdite me 2 ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ambasada Amerikane njofton se këto çështje kërkojnë një hetim të plotë dhe proces ligjor të paanshëm.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here