Ballina Aktualitet LSI vendos: Do jemi në seancë, por edhe në protestën e 27...

LSI vendos: Do jemi në seancë, por edhe në protestën e 27 janarit

Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë pjesë e seancës plenare të 15 janarit, raporton Ora.

Vendimi u mor në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të LSI. 

Nënkryetari i LSI, Luan Rama, tha gjithashtu se grupi parlamentar mbështet qëndrimin e Kryesisë së kësaj partie për organizimin e protestës së opozitës në 27 janar.

Rama: Grupi vendosi të marrë pjesën në seancën e datës 15 janar. Për të ushtruar me vendosmëri dhe për të përmbushur rolin tonë si opozitë. Grupi gjithashtu mbështeti qëndrimin e mbajtur nga kryesia e LSI për organizimin e protestës së madhe të 27 janarit. Viti 2018 duhet të jetë viti i luftës së vendosur kundër varfërisë dhe abuzimit shtetëror.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here