Ballina Aktualitet Kotzias: Kemi arritur marrëveshje për ndarjen e detit me Shqipërinë. Zgjerohemi me...

Kotzias: Kemi arritur marrëveshje për ndarjen e detit me Shqipërinë. Zgjerohemi me 12 milje


Kur Sali Berisha vendosi që të nënshkruajë një marrëveshje për ndarjen e detit me Greqinë, presioni për çështjen e integrimit ishte shumë i madh.

I tillë është presioni edhe tani, kur po diskutohet për hapjen e mundshme të negociatave me BE.


Kryediplomati grek, Nikos Kotzias bëri të ditur se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje.

Kotizas tha për ERT se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e zonës ujore greke në 12 milje detare nga bregu, maksimumi që lejohet nga Konventa e OKB për Ligjin e Detit.

Kotzias tha se shpreson që kjo marrëveshje të nënshkruhet deri në prill.

Kotzias tha se Shqipëria ka pranuar që të ndryshojë edhe tekstet shkollore, që përmbajnë pasaktësira.

Kryediplomati grek tha se Greqia nuk e njeh çështjen çame, pavarësisht se Tirana kërkon ta vendosë në tryezën e bisedimeve.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here