Ballina Aktualitet Donald Lu i shtrëngon dorën rojes: Çështja ‘Tahiri’ kërkon hetim të plotë...

Donald Lu i shtrëngon dorën rojes: Çështja ‘Tahiri’ kërkon hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor

Takimi me Fatmir Xhafajn në Ministrinë e Brendshme e ka lënë të entuziazmuar Donald Lu-në.

lu1

Picture 1 of 3

Nga Ministria e Brendshme, ambasadori amerikan doli i qeshur në fytyrë.

Madje kur pa kamerat dhe fotografët që e prisnin poshtë, bëri një veprim të pazakontë.

Ambasadori i zgjati dorën dhe përshëndeti policin që e nderonte në hyrjen e ministrisë.

News24 raporton se Donald Lu ka komentuar edhe çështjen e hetimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin“.

SHPËRNDAJE

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here