Ballina Sport Bashkim Fino dorëzon mandatin e deputetit, kandidon përball Armando Dukës për kreun...

Bashkim Fino dorëzon mandatin e deputetit, kandidon përball Armando Dukës për kreun e FSHF


Duket se për Armando Dukën nuk do të jetë e lehtë gara për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi përballë tij do të jetë një kandidaturë e fortë, e cila ka për më tepër mbështetjen politike të kryeministrit Edi Rama.

Burime ekskluzive të “Lapsi.al” thonë se, nesër Bashkim Fino do të zyrtarizojë kandidaturën e tij për postin e kreut të FSHF-së.


Për këtë garë ai do të dorëzojë edhe mandatin e deputetit që ka marrë në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas portalit lapsi.al Fino e ka gati platformën për të sfiduar ‘të paprekshmin’ Armando Duka, i cili kërkon mandatin e pestë në krye të futbollit shqiptar.

Pak kohë më parë Duka e Fino shkëmbyen replika publikisht. I pyetur gjatë një interviste për kandidimin e mundshëm të Bashkim Finos, Duka nuk e kurseu ironinë teksa u shpreh:

Nëse Bashkimi do të jetë kandidat për president si përfaqësues i Partisë Socialiste, ai duhet të dalë nga zyrat e saj. Nëse jo, partia duhet të bëjë të kundërtën dhe të thotë se distancohet nga kjo iniciativë që është e drejta e plotë e zotit Fino, e cila mund të jetë private. Partia Socialiste patjetër që do ta bëjë këtë gjë. Ose do ta vendosë si kandidatin e saj, ose do të thotë që është iniciativë private. Kjo do të jetë në të mirën e lojës që futbolli të mos jetë i varur nga politika”.

Pas kësaj ka patur reagim edhe nga Bashkim Fino, i cili i ka kërkuar Armando Dukës të linte mënjanë sarkazmën, duke i kujtuar në të shkuarën mbështetjen e Partisë Socialiste./Lapsi.al/



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here