Ballina Mapo Letrare At Benedikt Dema, del fjalori i gjuhës shqipe në dorëshkrim

At Benedikt Dema, del fjalori i gjuhës shqipe në dorëshkrim

Pas nxjerrjes nga Arkivi i Shtetit të vëllimit të parë në dorëshkrim të Fjalorit të gjuhës të At Benedikt Demës, pritet të dalë së shpejti edhe vëllimi i dytë i “Fjalori i shtjelluem i gjuhës shqipe –Bimë e frymore- flora dhe fauna”. Është Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) që lajmëron botimin e librit të At Benedikt Demës.

Pas nxjerrjes nga Arkivi i Shtetit të vëllimit të parë në dorëshkrim të Fjalorit të gjuhës të At Benedikt Demës, pritet të dalë së shpejti edhe vëllimi i dytë i “Fjalori i shtjelluem i gjuhës shqipe –Bimë e frymore- flora dhe fauna”. Është Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) që lajmëron botimin e librit të At Benedikt Demës.

“Vëllimin e parë të kësaj vepre heroike voluminoze të mbetur në dorëshkrim në arkivat e shtetit komunist, ne e kemi botuar dy vjet më parë. Një perandori e begatë leksikore gege në të gjithë gamën e saj të shpalosur tematikisht”, thotë Agron Tufa, drejtori i ISKK-së.

Fjalori ka një histori të vetën në trashëgiminë që ka lënë At Benedikt Dema. Dorëshkrimi i Fjalorit të At Benedikt Demës që mbante titullin “Mjekí”, u vodh pjesërisht dhe u botua nga një mjek popullor në vitet shtatëdhjetë. “Pasi kemi vërtetuar se një fletore dorëshkrim Mjekitë Nr. 1 ka dalë nga Dega e Punëve të Brendshme rezymeja e bashkëpunëtorit tonë përputhet më nëntitujt e togës (vëllimit 7 të Fjalorit të shtjelluem të gjuhës shqipe) Mjekí të hartuar nga enciklopedisti At Benedikt Dema. Ne sot po i botojmë të plotë vetëm një pjesë të këtyre fjalorëve të inkuadruar në Enciklopedinë e vëllimshme të at Benedikt Demës, dhe vetëm çfarë ka mundur të ruhet në arkiva. Konsiderohet, për fat të keq i humbur dorëshkrimi Mjekí Nr. 1”, sqaron Tufa. Ndërsa dorëshkrimi i këtij Fjalori qe marrë nga zyrat e hetuesisë së Shkodrës, pas arrestimit të Dom Gjergj Simonit, tek i cili ruhej, i groposur tok me dorëshkrimet e tij personale.

At Bendikt Dema ishte i njohur si organizator i Simpoziumit Shkencor në 1-vjetorin e vdekjes së poetit kombëtar At Gjergj Fishta dhe përgatitës e botues i librit me kumtesa e studime, ku pati bashkëpunuar me kritikët më të mirë të kohës, për ta përkujtuar në mënyrë më sublime humbjen e një poeti kombëtar. At Benedikt Dema la në dorëshkrim postum 1156 fletë prej pjesës së parë të Enciklopedisë , ka pohuar Leka Ndoja, specialisti i studimeve shkencore pranë ISKK-së. Ndërsa në indicie më të saktë rreth fondit dhe veprave të panjohura të tij e jep më herët, me një përshkrim të hollësishëm studiuesi Shaban Sinani, duke pohuar se “Në këtë fond, gjatë përpunimit arkivistik prej prof. as. dr. Nevila Nikës dhe plotësimit e përpunimit të imët prej specialistes Lila Plasarit, janë numërtuar gjithsej 5648 fletë dorëshkrime, të sistemuara në 50 njësi ruajtjeje (dosje)” . Duke vijuar me përshkrimin kategorial e sistematik të trashëgimisë së Demës në fondin e AQSH, Sinani na sjell një dëshmi të vyer mbi shqetësimin që ka pasur At Benedikt Dema për raportet midis dy dialekteve në leksikun e gjuhës letrare: “Fjalët, qi i kam gjykue si të vjetrueme e sot kalue në mosperdorim, fjalët sinonime të teperta e shprehje krejt krahinore e mjaft të kufizueme perkah perdorimi, sikurse ka ba Instituti në fjalorin e vet, i kam lanë edhe unë jashtë. Porse edhe këtu, sikurse edhe në Fjalorin e Institutit, mund të gjinden sinonime të tilla, jo aq të nevojshme sa me qenë shti në Fjalorin e gjuhës shqipe – e dij – ; i lehet gjykimit të perbashkët të shkrimtarve per t’i pranue a jo mbrenda fjalorit të pergjithët të gjuhës sonë. Gjithnji veç duhet theksue, se nder ato rasa, kur trajta gegnishte e tosknishte e shumë fjalve largohen pak njena prej tjetres, duen shenjue të dyja trajtat, mbasi perdoruesi i Fjalorit të gjuhës sonë, gegë a toskë, kerkon fjalen simbas dialektit të vet, e, tue mos e gjetë ashtu – si më ka ndodhë edhe mue shpeshherë, a e ka të vishtirë me e gjetë trajten tjeter, a por e kujton se nuk gjindet aspak mbrenda Fjalorit; e kështu shfrytzimi a studjimi i Fjalorit prej ane së tij del i manget”.

Dihet tashmë se si përfundonte fati i veprave letrare, shkencore e enciklopedike, sikundërse dhe puna e pamatshme përkthimore e inteligjencës shqiptare, sidomos e klerit katolik në veçanti: që në momentin e sekuestrimit të dorëshkrimeve ato i nënshtroheshin falsifikimeve abuzive, vjedhjeve e plagjiaturave, ngjashëm me vëllimin e këtij fjalori që i ofrojmë për herë të parë lexuesit. Mbi këtë situatë të tjetërsimit të punës intelektuale, dhe plaçiktjes së tyre po nga ISKK-ja, është botuar një studim “Tjetërsimi i veprës gjatë komunizmit në Shqipëri”, me autor Leka Ndojën, në vitin 2013.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here