Zhvillohet konferenca e parë shkencore për të rinjtë

Postuar më: 04 December 2017 19:56

Të rinjtë kanë vendosur të hedhin një hap më konkret për sa i përket kërkimit shkencor duke zhvilluar konferencën e parë për këtë qëllim.

Në konferencën e parë shkencore të Akademisë së të rinjve, ministrja e arsimit Lindita Nikolla përshëndeti nismën duke e quajtur këtë një vlerë të shtuar në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane.

Eventi vjen në një moment shumë të rëndësishëm për shkak të zhvillimeve dinamike në fushën e kërkimit shkencor si rrjedhojë e ambicieve për përfshirjen në familjen evropiane dhe jo vetëm. Janë sfida që na vënë përballë sfidave të njohura dhe të trashëguara, por ajo që është e rëndësishme është fakti që asnjëri prej nesh fal ambicieve që ju të rinjtë keni por jo vetëm nuk na dekurajojnë problemet.-tha Nikolla.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni tha se kjo akademi mbështet elitën e ardhshme të kërkimit shkencor në Shqipëri.

Përgëzoj Akademinë e Shkencave që ndërmori këtë iniciativë të parën në llojin e vet për të mbështetur shkencëtarët e rinjtë shqiptarë në rrugëtimin e tyre të vështirë të kërkimit në Shqipëri’-shtoi Koni.

Kjo konferencë vjen në javën dedikuar rinisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *