Video/ Vjehrri i kërkon nuses t’i lajë këmbët, plas grushti në familjen lushnjare

Postuar më: 05 December 2017 18:00

Babë e bir janë futur në sherr me njëri-tjetrin në një familje në Lushnjë pasi nusja e ka kundërshtuar vjehrrin që i kërkonte vazhdimisht t’i lante këmbët.

Sipas fqinjëve vjehrri ishte autoritar në familje dhe kërkonte t’i bindeshin për çdo gjë, por siç duket nusja nuk ka duruar dot më.

“Në Lushnjë kemi patur edhe një sherr në familje, ku babë e bir janë qëlluar me njëri-tjetrin.

Shkak mendohet të ketë qenë nusja e cila nuk i bindej vjehrrit të saj për t’i larë atij këmbët.

Siç raportojnë fqinjët vjehrri ishte burrë me mustaqe dhe kërkonte t’i bindeshin për çdo gjë, madje t’i lanin edhe këmbët. Por, nuses kjo gjë i ishte bërë e bezdisshme dhe nuk kishte duruar dot më”,- tha gazetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *