Video/ Përmbytja sjell… gjarprin 2 metra në Fushë-Krujë, tmerrohen banorët

Postuar më: 03 December 2017 09:04

Si pasojë e përmbytjeve në gjithë vendin, prurjet e ujit kanë nxjerrë në tokë shumë mbeturina por edhe gjallesa të ndryshme.

Një qytetar ka dërguar disa foto dhe video për “JOQ.al” ku tregon se si pasojë e përmbytjeve në Fushë-Krujë, një gjarpër rreth 2 metra i gjatë ka dalë në tokë.

Fatmirësisht gjarpri është i ngordhur dhe nuk përbën rrezik por duhet pasur kujdes pasi mund të ketë edhe gjarpërinj të gjallë, të cilët mund të hyjnë në banesat e banorëve që ndodhen të përmbytur.

Urojmë që mos të kemi raportime edhe për kafshime nga gjarpërinjtë pas gjithë kësaj çfarë po ndodh në vend, edhe ajo do na duhej.

Ky është mesazhi i raportuesit për redaksinë e “JOQ.al”: “Lumi iku po ja cfare la pas nga Fushe Kruja”/JOQ.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *