Shkrumbohen nga flakët 3 banesa në Bajram Curri

Postuar më: 07 December 2017 12:10

Një pallat trekatësh dhe dy shtëpi private janë përfshirë nga flakët këtë të enjte, në një lagje të Bajram Currit.

Si pasojë e zjarrit, mësohet se kati i tretë i pallatit është shkrumbuar tërësisht.

Edhe dy shtëpitë private thuajse janë shkatërruar plotësisht.

Në vendin e ngjarjes shkuar zjarrfikësit, të cilët pas më shumë se një ore vunë nën kontroll flakët.

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *