Rrëfimi i 52-vjeçares nga Shkodra: Jam ende e virgjër, dua që mashkulli i jetës time të…

Postuar më: 04 December 2017 17:34

Një zonjë nga Shkodra, e cila ende nuk e ka gjetur njeriun e jetës, ka vetëm një kusht: Ai duhet të jetë i lexuar.

“Kam lexuar historitë tuaja dhe uroj që ta publikoni edhe timen sepse ndoshta gjej njeriun e jetës në mesin tuaj.

Mirëdita njëherë!

Jam një zonjë 52-vjeçare kuksiane, por jeta më ka shkuar në emigrim.

Deri pak vite më parë kam jetuar me prindërit, por zoti deshti të m’i merrte njërin pa tjetrit dhe tani jam krejt e vetme.

Kam shtëpi timen dhe jam e sistemuar. Jam e hijshme, por nuk kam gjetur akoma njeriun e jetës.

E re kam pasur shumë pretendime, nuk më hynte asnjë mashkull në sy.

Jam e shkolluar, e tani mendoj se e vetmja gjë që dua nga njeriu i jetës është që të jetë një person i edukuar, i cili ka lexuar.

Në moshën tonë, edhe pse ende e quaj veten vajzë të re, e rëndësishme është të dish të komunikosh.

Në jetë kam hasur meshkuj dhe arsyeja kryesore e refuzimit është mënyra e trashë e të folurit me një femër e pjesës më të madhe të meshkujve shqiptarë.

Edhe toni i zërit është agresiv. Këtu në emigrim kam një tjetër problem.

Unë nuk kam patur kurrë një mashkull në jetën time. Se pak pretendimet siç ju thashë, e pak dëshira e madhe për të mos braktisur prindërit.

Këtu sot i ke, nesër ke frikë se nuk i ke më. Ndaj ikën vitet dhe unë vajta 52 vjeçe e jam vetëm.

Nuk i besoj njohjeve në internet, po ku i dihet? Përndryshe do ta ngrys e vetmuar…Ju përshëndes!”,- shkruan ajo./ShkodraNews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *