Rrëfehet konviktorja nga Shkodra: Çfarë ndodhi natën me babain e të fejuarit… që më solli ndarjen

Postuar më: 05 December 2017 18:12

Një vajzë bën shkaktarë familjen e ish-të fejuarit për ndarjen e tyre, teksa tregon historinë e dhimbshme të jetës së saj dhe sëmundjen nga e cila vuan. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Do të doja të ndaja me ju historinë time dhe të kërkoj mendimin tuaj si t’ia bëj në vazhdimësi.

Unë për 6 vite me radhë jam dashur me një djalë dhe vjet u fejova me të.

E vërteta është se gjatë kohës që ishim të dashur ne ziheshim shumë, pasi unë nuk duroja dot dhe mërzitesha për gjënë më të vogël.

Nga konvikti kisha kaluar në depresion, plus kisha dhe epilepsi dhe këtë vit e diagnostikova se askush nuk më besonte kur iu thoja s’jam mirë.

Askush s’më çoi tek doktori, as i fejuari.

Ne ja mbajtëm familjes së tij të fshehtë, por mua më kapi një krizë në sy të familjes së tij dhe sa u qetësova kisha tejkaluar të folurin gjatë krizës dhe babai i djalit e quajti ofendim dhe ne këtë vit jemi ndarë.

Ai kishte marrë vesh dhe për zënkat e pafundme midis meje e djalit dhe ja bëra të qartë që e kam nga sëmundja, tani po kurohem, por ata ja mbushën mendjen djalit të ndahet nga unë dhe ashtu u bë.

Unë me djalin flas fshehurazi familjes dhe ai po ashtu edhe pse e di që familja e tij s’më pranon. Dua t’ju pyes, a ja vlen të vazhdoj te flas fshehurazi edhe pse e di që s’kemi një fund bashkë? E dua shumë dhe se pranoj dot ndarjen dhe s’di ç’të bëj…”, shkruan ajo./ShkodraNews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *