Rikthimi i Prodit: Mos i harroni këto foto nga ‘Alba’ e vitit 1997

Postuar më: 06 December 2017 11:47

Romano Prodi ndodhet në Shqipëri në kuadër të 20-vjetorit të misionit “Alba”. Ai është takuar mëngjesin e të mërkurës me kreun e shtetit Ilir Meta.

Prodi i ka bërë një propozim të veçantë presidentit, duke i kërkuar të ndërtohet një simbol i turizmit shqiptar, që do të promovonte dhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit dhe përfitimeve, një ide e quajtur e drejtë nga z. Meta.

“Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë. I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të kreut të shtetit.

Këto foto të rralla tregojnë pamje nga misioni “Alba” në Shqipërinë e trazuar nga 13 prilli deri më 12 gusht 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *