Reali ofron sulmuesin Benzema dhe para për Harry Kane

Postuar më: 05 December 2017 12:09

Real Madrid ndërron objektiv për merkaton e Janarit.

Sipas mediave spanjolle, tifozët e Interit mund të qëndrojnë të qetë, pasi drejtuesit madrilenë preferojnë të dalin nga gara për Mauro Icardin, pasi kanë vendosur të përqendrohen për “yllin” e Tottenhamit, Harry Kane.

Në tratativën për të arritur te lojtari anglez, spanjollët mund të përfshijnë kartonin e Karim Benzema, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë në Madrid.

Gjithsesi, çdo gjë i mbetet kohës, pasi trajneri “gjelave”, Mauricio Pochettino, nuk ka aspak ndërmend ta lërë të lirë lojtarin, i cili konsiderohet pjesë e rëndësishme e projketit të klubit./SuperSport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *