Rama nga Bullgaria: Është koha që të nisim negociatat, Merkel nuk është e vetmja në rajonin tonë

Postuar më: 07 December 2017 14:39

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në Sofie të Bullgarisë me liderët e Ballkanit ka theksuar dhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit midis shteteve.

Rama u shpreh se tashmë që Serbia dhe Mali i Zi po negocion, është koha që Shqipëria dhe Maqedonia të nisin negociatat për në BE.

Rama falenderoi miqtë nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi për gatishmërinë që treguan për të ndihmuar Shqipërinë në situatën e vështirë të përmbytjeve.

“Falenderoj të gjithë në këtë tyrezë të Ballkanit Perëndimor. Miqtë nga Kosova, Mali i Zi dhe Serbia na ofruan ndihmë. Ata ofruan të gjithë ekipet e tyre të emergjencës për të qenë pranë nesh. Ky është një shemull i shkëlqyer si mund të bëhemi bashkë.

Kemi shumë potencial dhe mund të çlirojmë nga ky potencial, siç e ka thënë Hahn dhe Banka Botërore, rithejksoj nevojën e shkëmbimeve tregtare…

Faleminderit Bojko dhe ju duhet të kuptoni, që në rajonin tonë nuk është vetëm Merkel, por dhe ju ku do shohim 6 muajt e ardhshëm, ndaj jeni të detyruar të jeni të suksesshëm”, u shpreh Rama drejtuar kryeministrit bullgar Bojko Borisov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *