Rama e fton sërish Bashën: Eja flasim shqip për Shqipërinë

Postuar më: 07 December 2017 13:37

Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratave të SHBA dhe BE, ku thuhet se Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Rama i bën sërish ftesë Bashës që të ulen për bisedime.

“LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën”, shkruan Rama në FB.

Opozita deklaron se zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm bie ndesh me Kushtetutën.

Rama i bëri ftesë për bisedime Bashës edhe një ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *