Problemi në pjesën intime që e përjetojnë të gjitha femrat… por kanë turp ta tregojnë

Postuar më: 06 December 2017 19:20

Kur vjen puna për shqetësime në pjesën intime, të gjitha femrat kanë një “hall” të përbashkët por shpesh druhen ta diskutojnë, e madje në disa raste zgjedhin që të mos këshillohen as me mjekun.

“Candidiasis vaginale” është një gjendje e shkaktuar nga një infeksion në vaginë dhe në zonën përreth. Infeksioni quhet Candida albicans, por është gjithashtu i njohur si myku vaginal. Myku mund të bëhet në lëkurë, në gojë, në zorrë dhe në vaginë.

Por ndonjëherë kushtet ndryshojnë dhe infeksioni rritet me shpejtësi, duke shkaktuar simptoma të tjera dhe acarim. Shumica e femrave e përjetojnë këtë infeksion, por më i zakonshëm është tek ato të moshës 30, 40 si dhe grave shtatzëna.

Myku shkaktohet nga disa faktorë, ku ndër ta janë: veshjet e ngushta, përdorimi i shumë antibiotikëve, konsumi i tepërt i sheqerit, stresi, kapsllëku, ose edhe rastet kur bëhen trajtime me kimioterapi. Po ashtu edhe përdorimi i pecetave ditore apo i tamponëve mund ta provokojë.

Për ta parandaluar atë duhet bërë gjithnjë kujdes me higjienën  personale, të shmangen dushet me shumë ujë në pjesën intime, të përdoret çaji i kamomilit si shpëlarës.

Por mos harroni, nëse ndjeni shqetësim, drejtohuni mjekut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *