Përmbytjet, Maqedonia i ofron ndihmë Shqipërisë për përballimin e situatës

Postuar më: 03 December 2017 17:04

Shqipëria vijon të përballet me një situatë të vështirë prej disa ditësh si pasojë e motit të keq që ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, kryesisht në Fier, Vlorë dhe Fushë-Krujë.

Pas solidarizimit dhe gatishmërisë për ndihmë të ofruar nga Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, së fundmi është Maqedonia shteti i radhës që ka ofruar gatishmërinë për të ofruar ndihmë në përballimin e situatës.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehur interes për situatën e emergjencës natyrore ne Shqipëri dhe i ka ofruar ndihmë homologut Edi Rama për ta ndihmuar në këto momente jo të lehta për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *