Ballina Aktualitet Rajoni Përmbytjet, Maqedonia i ofron ndihmë Shqipërisë për përballimin e situatës

Përmbytjet, Maqedonia i ofron ndihmë Shqipërisë për përballimin e situatës


Shqipëria vijon të përballet me një situatë të vështirë prej disa ditësh si pasojë e motit të keq që ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, kryesisht në Fier, Vlorë dhe Fushë-Krujë.

Pas solidarizimit dhe gatishmërisë për ndihmë të ofruar nga Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, së fundmi është Maqedonia shteti i radhës që ka ofruar gatishmërinë për të ofruar ndihmë në përballimin e situatës.


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehur interes për situatën e emergjencës natyrore ne Shqipëri dhe i ka ofruar ndihmë homologut Edi Rama për ta ndihmuar në këto momente jo të lehta për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here