Pas propozimit të Lesit, Ngjela: Llalla po bllokon shtetin

Postuar më: 07 December 2017 13:49

Shumëkujt i ka rënë në sy ‘kryqëzata’ e avokat Spartak Ngjelës. Nëse fillimisht në shënjestrën e tij ishte Sali Berisha dhe Ilir Meta, tani janë të gjithë, përfshi edhe kryeministrin aktual, Edi Rama.

Statuset e tij në FB janë kaq të komentuar dhe lexuar në rrjet.

Prandaj Nikollë Lesi “provokon” në këtë drejtim, duke thënë se ka një zgjidhje për këtë.

Ai propozon që të zgjidhet kryeprokuror Spartak Ngjela. Sipas tij, Ngjela është dhe “mbi palët”, pasi është kundër Ramës, Bashës, Berishës dhe Metës.

Vetë Ngjela ka reaguar pas letrës zyrtare që PD, i dërgoi kreut të Kuvendit, në të cilën shprehte qëndrimin e tij se kryeprokurori i ri nuk mund të zgjidhet pa konfirmimin e KLP. Në një postim në Facebook, Ngjela shkruan, se Parlamenti mund ta konfirmojë fundin e mandatit të Llallës.

POSTIMI I PLOTE

Berisha kurrë nuk e mësoi dot ç’është Parlamenti.
E para se ai nuk ka aftësinë për ta kuptuar; dhe e dyta: ai e urren demokracinë parlamentare.

Sot PD ka dërguar një letër në Kuvend ku shprehet se, përderisa nuk është ngritur KLP, (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), nuk ka kush ta deklarojë mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Po si ka mundësi që të mos e konfirmojë Parlamenti, kur KLP ende nuk ekziston?
Vetëm halli dhe intelekt i dobët të shtyn të argumentosh bllokimin e funksionimit të shtetit

E pra, pyetja kryesore është kjo: pse nuk jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm?
Sepse do të bllokojë shtetin.
Po ky është krim.
E di Prokurori këtë, që ai ka qenë në atë post për shtetin dhe jo kundër shtetit?
Po, a ka qenë ky prokuror ndonjëherë për shtetin dhe me shtetin?
Askush nuk e beson se mund të ketë qenë ndonjëherë me shtetin.

Po parlamenti?
Parlamentet janë të zgjedhur nga populli, nuk janë institucìone të emëruar. Pikërisht për të mbrojtur shtetin nga krizat.

Nëse Saliu me prokurorin e tij kërkojnë të hedhin shtetin në krizë; parlamenti duhet të veprojë.
Si ka mundësi të mos zgjedhë Parlamenti prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm kur këtë ia kërkon ligji?

Pyetje profesionale është kjo:
Po nëse befas u çmend KLP dhe do të bllokojë shtetin me një krizë institucionale?
Sigurisht që parlamenti e zgjidh.
Dhe e fundit: nëse Prokurorit nuk i ka mbaruar afati i mandatit, mandat ky i dhënë nga Parlamenti; sigurisht që ai ka të drejtë ta kërkojë.
Atëherë, pse shqetësohet Saliu?
Duhet të bindemi se këta që na kanë drejtuar nuk kanë qenë ndonjëherë me shtetin.
Po ky që po e drejton si kryeministër?
As ky nuk është me shtetin, por nuk lëviz dot se vjen Brian Yee….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *