Numri i të infektuarve me HIV/AIDS, Shqipëria e treta në Rajon …

Postuar më: 05 December 2017 18:22

Shqipëria zë vendin e tretë në rajon për sa i përket personave të infektuar nga HIV/AIDS.

Nga të dhënat e ECDC, Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve, e cila ka monitoruara situatën e HIV/AIDS në 15 vende, Shqipëria renditet pas Qipros dhe Malit të Zi për nga numrin i të prekurve duke lënë pas Rumaninë, Turqinë, Sllovakinë, Bosnje Hercegovinën e të tjerë.

“Kemi 81 raste të reja këtë vit. Numri në total shkon në 1090 të raportuara, por vlerësohet të jenë më shumë”, shprehet Marjeta Dervishi, mjeke epidemiologe.

Rruga më e shpeshtë e përhapjes së virusit HIV në Shqipëri mbetet ajo seksuale.

“Grupi i meshkujve që kryejnë seks me meshkuj, duke iu referuar të dhënave të viteve të fundit, do të shikojmë që kemi një rritje të lehtë”, shprehet mjekja.

Por shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ende stigmë. Nuk testohen vullnetarisht për HIV, ndaj dhe rastet kapen në stad të avancuar.

“60% e rasteve paraqiten në një stad të avancuar. Ne mendojmë që këta persona duke u diagnostikuar vonë mund të kenë mesatarisht 6 deri në 7 vite që mund të jenë infektuar dhe mund të kenë infektuar edhe persona të tjerë”, shprehet Dervishi.

Shkenca ka evoluar dhe nëse kapet në kohë, një person me HIV/AIDS që trajtohet rregullisht me antiretroviralë, të cilët ofrohen falas në shërbimin infektiv, mund të jetojë vetëm dy apo tre muaj më pak se një person i paprekur.

Ndërkohë që edhe në Shqipëri është bërë e mundur që nga prindër me HIV/AIDS të lindin bebe të pa infektuara .Tanimë është shënuar rasti i tetë. Testi ndaj HIV/AIDS ofrohet falas këtë vit vetëm për gratë shtatzëna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *