Ballina ShowBiz Ngeli jashtë finales, këngëtarja e njohur u nxjerr bojën dhe publikon listën...

Ngeli jashtë finales, këngëtarja e njohur u nxjerr bojën dhe publikon listën e pikëve

Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata finale e “Kënga Magjike” ku do të ngjiten në skenë këngëtarët qa votuan më shumë nga kolegët e tyre në dy netët më parë.

Por duket se si çdo vit, edhe këtë herë nuk kanë munguar “sulmet”. Këngëtarja Rovena Stefa nuk ka mundur t’ia dalë të ngjitet në skenë në natën finale pasi këngëtarët e tjerë nuk e votuan mjaftueshëm materialin e saj muzikor.

Ndërkohë që më herët ajo publikoi një postim ku u shpreh se nuk ndihej keq që nuk ishte votuar mjaftueshëm, sepse një natë e ngritur mbi intriga votash nuk e pengon të këndojë me shpirt.

Por pak më parë ajo ka reaguar sërish, duke publikuar listën e pikëve e duke treguar kështu se si i kishte ndarë pikët e saj.

Votat e mia per Finalen sonte: 30 pike -Anxhela Peristeri- 26 pike—Samanta- 24 pike—Klint Collaku- 22 pike —Elhaida- 21 pike —Fifi.  Arsyeja pse i votova keta kengetare eshte qe i vleresova kenget dhe interpretimet e tyre ne baze te vlerave artistike dhe jo ne baze te shoqerise me ta. Votova pa u bere pjese e grupeve te interesave sic do ta vereni pas festivalit te te tjeret. Nuk kam asgje kunder Festivalit “Kenga Magjike”, e respektoj dhe e dua shume Arditin, por vit pas viti po vertetohet qe ngelen pa u votuar plot kenge qe pelqehen ne mase nga papergjegjshmeria e pjesemarresve.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here