NATO, Stoltenberg: Nuk do të largohemi nga Kosova

Postuar më: 05 December 2017 18:00

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar këtë të martë se KFOR-it do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë.

Nuk kemi asnjë plan për të lënë Kosovën. KFOR-i luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë”, ka deklaruar Stoltenberg në një konferencë për shtyp.

Numri një i Aleancës ka nënvizuar se misioni ushtarak bazohet nga kushtet në terren dhe vetëm duke iu referuar atyre mund të bëhet një reduktim i trupave.

“Ky është parimi i punës sonë dhe për momentin një gjë e tillë nuk është në axhendë, pasi situata në terren e kërkon praninë e NATO-s”, ka thënë Stoltenberg.

Sa i takon përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës, zyrtari i lartë është përgjigjur. “Çdo ndryshim i mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet në përputhje me kushtetutën e këtij vendi”, ka shtuar Stoltenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *