Ballina ShowBiz Meta i ftuari në “Kënga Magjike”, Bes Kallaku: Votohet nga PS, me...

Meta i ftuari në “Kënga Magjike”, Bes Kallaku: Votohet nga PS, me qetësi me PD dhe dashuri me Monën

Është duke u zhvilluar finalja e festivalit “Kënga Magjike”, ku një ndër të ftuarit është dhe Presidenti Meta. Mes batutave dhe humorit prezenca është zbuluar nga Bes Kallaku, i cili ka thënë se kemi të pari president mbi palët.

Teksa falenderoi Metën për praninë e tij, Besi u shpreh se për herë të parë “kemi një president trepalësh”.

Sipas aktorit të humorit presidenti e mban mirë me PD-në e bashkëpunon me Ramën, por dhe  Monika Kryemadhin.

“Më në fund kemi një president mbi palët se pikë të dobët ka Sali Berishën, punon me qetësi me Edi Ramën dhe fle me dashuri me Monika Kryemadhin”, ka thënë Besi në “Kënga Magjike”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here