Llalla ikën, Lu i jep ‘dorën’: Skenarët që po acarojnë politikën

Postuar më: 07 December 2017 13:15

Kryeprokurori Adriatik Llalla e nisi ditën si zakonisht në zyrën e tij, edhe pse sot është dita e fundit e mandatit.

Zëvendësimi i tij ka shkaktuar jo pak debat në politikën shqiptare.

Pikërisht në kulmin e debatit erdhi edhe ndërhyrja amerikane. Ambasadori amerikan Donald Lu mbështeti opinionin e ekspertëve të OPDAT, që thonë se duhet zgjedhur një kryeprokuror i përkohshëm dhe se askush nuk mund t’ia zgjasë mandatin Llallës.

Por situata është më e komplikuar dhe nxjerr në pah faktin se çfarë ndodh kur ligjet ndryshohen me shpejtësi.

Opozita thotë se mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm e përcakton Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që nuk është ngritur akoma.

Por edhe sikur të mos jetë kjo, PD thotë se një Prokuror i Përkohshëm zgjidhet kur kryeprokurorit në detyrë i ndërpritet mandati.

Mazhoranca nga ana e saj, njësoj si përfaqësitë e huaja në Tiranë, thotë se ka një dispozitë tranzitore të qartë, që thotë se zgjidhet një Prokuror i Përkohshëm.

“Përderisa në caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, ligji nuk ka parashikuar shumicën e cilësuar po vendimmarrjen e Kuvendit me shumicë të thjeshtë është në detyrimin e Kuvendit të përmbushë misionin kushtetues që në këtë fazë të përkohshme të caktojë një nga prokurorët me më shumë eksperiencë të një prokurori të përkohshëm”, tha kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Por përse druhet opozita nga një kryeprokuror i përkohshëm?

Arsyeja duket se qëndron tek fakti se ai mund të ndërhyjë në disa dosje të bujshme që po hetohen.

A është e mundur kjo? Ekspertët thonë se kompetencat e tij nuk janë edhe aq të mëdha tashmë.

PS HAP GAREN

Maxhoranca prezantoi pr/ vendimin për miratimin e prokurorit të përkohshëm, i cili duhet të emërohet brenda afatit 30 ditor.

1- Shpallet publike vendi vakant. Ftohen prokurorët me më shumë eksperiencë që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi të depozitojnë një kurrikulum dhe pëlqimin e tij për kandidim.

3- Pas depozitimit të kërkesave, komisioni cakton seancë dëgjimore.

4- Pas seancës dëgjimore publike, komisioni shqyrton brenda dy ditësh kritetet e ofruara të kandidatëve dhe harton raportin për Kuvendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *