Ballina Auto “Land Rover” prezanton modelin më të ri, “SVAbiography”

“Land Rover” prezanton modelin më të ri, “SVAbiography”


Pak ditë para se të nis LA Auto Shw, “Land Rover” ka prezantuar modelin më të ri – një SUV më i shtrenjtë se makinat që ka prodhuar më parë.

Modeli “SVAbiography” që lansohet vitin që vjen, është pasardhësi i linjës “Range Rover”, me ndryshime të mëdha në pjesën e jashtme dhe sistemin e punës së motorit


Makina është shumë më e gjerë dhe më e gjatë se të tjerat, duke ofruar komoditet më të madh, veçanërisht në shtrirjen e këmbëve.

Udhëtarët që janë prapa, kanë mundësi të qëndrojnë gjysmë të shtrirë, sikur në aeroplanët privatë, ndërsa kanë përpara ekranin e sheshtë.

Për të blerë këtë makinë, duhet paguar prej 224 mijë deri në 236 mijë euro, që e bënë më të shtrenjtë se “Bentley Bentayga”.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here