Kushtet e punës: Japin dorëheqjen të gjithë mjekët e Urgjencës

Postuar më: 05 December 2017 14:14

Të gjithë mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë janë tërhequr nga vendi i punës për shkak të kushteve të vështira.

Ata i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Letra është firmosur nga të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT, të cilët shprehen se nuk kanë kushte pune dhe staf mjekësor, ndërsa ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar në spital.

Mjekët kanë njoftuar për tërheqjen 30 ditë përpara sipas Kodit të Punës.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe shërbimet nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”, thuhet ndër të tjera në lerën e mjekëve të Urgjencës së QSUT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *