‘Kryeprokurori’: Opozita braktis Kuvendin, miratohet procedura

Postuar më: 07 December 2017 14:30

Komisioni i Ligjeve u mblodh sot dhe mes debateve diskutuan memon për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pasi shprehën kundërshtitë e tyre për procedurën e zgjedhjes së kryeprokurorit, opozita braktisi Komisionin.

Halimi tha se debati zhvillohet me Kushtetutës dhe ligjit. Ai deklaroi se opozita i qëndron Kushtetutës.

“Debati është Kushtetuta, ligji. Ne themi Kushtetuta, ju thoni ligji, me ligjin vazhdoni, ne i qëndrojmë Kushtetutës”, tha Halimi.

Në momentin që deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja i quajti deputetët e PD-së “antiamerikanë” dhe “antieuropianë”.

“Këta për hallet që kanë, janë gati të bëhen antiamerikanë dhe antieuropianë”, u shpreh Ulsi Manja.

Procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri u miratua me votat e socialistëve.

PROCEDURA

Maxhoranca prezantoi pr/ vendimin për miratimin e prokurorit të përkohshëm, i cili duhet të emërohet brenda afatit 30 ditor.

1- Shpallet publike vendi vakant. Ftohen prokurorët me më shumë eksperiencë që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi të depozitojnë një kurrikulum dhe pëlqimin e tij për kandidim.

3- Pas depozitimit të kërkesave, komisioni cakton seancë dëgjimore.

4- Pas seancës dëgjimore publike, komisioni shqyrton brenda dy ditësh kritetet e ofruara të kandidatëve dhe harton raportin për kuvendin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *