Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit? Papa Françesku i lutet Zotit të mos ndodhë

Postuar më: 06 December 2017 17:39

As kreu i Vatikanit, Papa Françesku, nuk e mirëpret atë që mund të bëjë Trump, njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Kleriku i lartë ka bërë thirrje që të ruhet statusi i tanishëm i qytetit të shenjtë të tre besimeve, duke e konsideruar atë si unik.

“I lutem Zotit që identiteti i tij të ruhet dhe forcohet në dobi të Tokës së Shenjtë, Lindjes së Mesme dhe të gjithë botës, dhe që mençuria dhe maturia mbizotërojnë për të parandaluar që elementët e rinj të tensionit të shtohen në një kontekst global tashmë të tronditur nga kaq shumë konflikte mizore”,- u shpreh Papa Françesku gjatë fjalimit javor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *