Hetimet për 2.5 ton kanabis, porti i Durrësit nën masa të rrepta sigurie

Postuar më: 07 December 2017 13:04

Masa të rrepta sigurie verehen në pikën kufitare të Portit të Dirrësit. Të gjithë kamionët qe nisen për në itali, autobus, autovetura dhe bagazhet e pasagjerëve kontrollohen rreptësisht nga agjencitë që operojnë në pikën kufitare.

Këto masa ekstreme janë ndërmarrë pas urdhër arresteve dhe hetimeve qe ka nisur prokuroria e ktimeve të rënda ne lidhje me trafikmin e 2.5 ton kanabis stativa të bllokuara ne Itali fund te muajit mars te kekëtij viti.

Lënda narkotike dyshohet të ketë kaluar nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit, ku të implikuar ishin nje numer shume i lartë fuksionaresh te agjencive qe operojnë në këtë pikë kufitare.

Ndërkohë, ka shkuar në 12 numëri i të arrestuarëve si pjesë e grupit kriminal qe trafikoi drogën në janar te këtij viti nga porti i Durrësit. Pas ndalimit të nenkomisatit të Fierit, Festim Lelaj këtë të mërkurë me urdher të prokurorisë janë ndaluar dy efektivët e policisë në Portin e Durrësit, Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi, si dhe dy doganieret Altin Katundi e Mikail Hila.

Policia ka zbardhur detaje se si kryhej ky trafik i jashtëligjshëm nëpërmjet portit me të rendësishem në vend. Ngarkimi i lëndës narkotike është bërë në Fier, në bashkëpunim me një kompani që trasportonte paleta druri në vendet e Europes.

Sipas prokurorisë, në të njejtën ditë u nisën dy kamionë, i pari që nuk kishte drogë ka hyre i pari për t’u kontrolluar. Pasi është bërë vulosja e tij ka dalë në parkimin e portit, ku ndodhej edhe kamioni tjetër ku ishte droga. Shoferi i tij ka ndërruar rimokorkion duke marrë atë që ishte me drogë.

Gjithashtu ai ka ndërruar edhe targat. Në këtë mënyrë është berë edhe shmangia kontrolleve në Itali, pasi në këtë vend ngarkesat do të kalonin tranzit. Destinacioni përfundimtar i ngarkesës ishte Gjermania. Prokuroria sqaroi të martën se për këtë rast ishin ndaluar 8 persona. Arrestimet kanë filluar që në Janar dhe kanë përfunduar këtë të mërkurë. Sipas hetuesve rolin e organizatorit e kishte nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj që garantonte edhe ruajtjen nga aksionet policore./ORA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *