Elvira Dones: Shqipëria është bastion i drogës

Postuar më: 07 December 2017 10:26

Kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë të ethshme me shpresën që Shqipëria të nisë negociatat me Bashkimin Europian në vitin 2018.

Fushata në Bruksel, e shoqëruar me presione se Shqipëria mund të hidhet në ‘krahët’ e Rusisë apo Kinës, është shoqëruar me oferta për opozitën shqiptare për bashkëpunim.

Por një nga shkrimtaret më të njohura shqiptare, Elvira Dones, thotë për portalin zviceran ‘Der Bund’ se Shqipëria duhet të presë për pranimin në BE, përsa kohë qeveria është kaq e korruptuar.

Teksa e quan drejtuesin e lartë ’45.’, për shkak të gjendjes së mjeruar në Shqipëri, ajo thotë: “Shqipëria është një bastion i tregtisë së marijuanës dhe kokainës, politikanët kanë vetëm një qëllim kur janë në pushtet: pasurimin personal”.

Shkrimtarja thotë se brezi i saj duket se është lodhur dhe po heq dorë nga përpjekjet për përmirësimin e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *