E trishtë/ Pas përmbytjes, bagëtitë ngordhin për ushqim

Postuar më: 07 December 2017 16:03

Përmbytjet kanë lënë në situatë të vështirë me qindra fermere e bujq. Ata ankohen se po ngordhin bagëtitë për ushqim.

“Top Channel” citon fermerin Sefedin Gogaj, banor i fshatit Hoxharë, të cilit nga vërshimet e Lumit Vjosë i kanë ngordhur më shumë se 25 kokë dele, e ndërsa shton se nëse vazhdohet kështu bagëtitë do të ngordhin të gjitha.

Si ky fermer ka dhe shumë të tjerë në këtë zonë që ndajnë po të njëjtin shqetësim. Banorët thonë se përveç ngordhjes së bagëtive tashmë tokat e tyre bujqësore kanë dalë jashtë funksionit.

Banorët e dëmtuar nga përmbytja në fshatin Hoxharë nuk kërkojnë ndihmë për vete, por vetëm për bagëtitë e tyre.

Sipas fermerëve, mungesa e ushqimit për bagëtite, mungesa e medikamenteve dhe e çadrave ka çuar në ngordhjen masive të bagëtive në këtë zonë./TCH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *