Dyshime për terrorizëm, policia italiane dëbon dy shqiptarë

Postuar më: 06 December 2017 17:40

Policia italiane ka dëbuar dy shqiptarë, pasi dyshohen se kanë pasur lidhje me veprimtari terroriste. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, rezident në Puglia, janë dëbuar për arsye sigurie kombëtare.

“Ansa” shkruan se sipas autoriteteve italiane, me dy rastet e fundit, numri i personave të dëbuar nga Italia, të konsideruar persona me lidhje ekstreme fetare, shkon në 232 nga 1 Janari 2015 deri tani në 2017-ën. Kujtojmë se në muajin tetor autoritetet italiane dëbuan edhe dy persona, një shqiptar dhe një shtetas maqedonas.

Bëhej fjalë për një maqedonas 36-vjeçar dhe një 27-vjeçar shqiptar, banorë në provincën e Barit, që ishin monitoruar prej kohësh nga policia, pasi rezulton që ata kishin marrëdhënie të ngushta shoqërore me disa marokenë pro-islamikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *