Champions/ Real e mbyll grupin i dyti, rrezikon përplasje të fortë. Napoli e Borusia përfundojnë në Uefa

Postuar më: 06 December 2017 22:57

U zhvilluan ndeshjet e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Sfidat e grupeve E, F, G dhe H prodhuan rezultate surprizë. Liverpuli mori fitoren që i nevojitej, dhe me plot 7 gola, përballë Spartakut të Moskës.

Napoli i Hysajt doli me humbje nga transferta e Fejnordit, teksa u mund 2-1. Gjithsesi, Shaktari fitoi 2-1 ndaj Mançester Sitit, dhe sidofoqoftë nuk mund të siguronte një kualifikim.

Reali fitoi 3-2 ndaj Dortmundit, por vendin e parë në grup e mori Totenhemi, që fitoi 3-0 ndaj Apoelit. Më poshtë, të gjitha rezultatet e sfidave të sotme.

REZULTATET 

Grupi E

Liverpul 7-0 Spartak Moskë

Maribor 1-1 Sevilja

Grupi F

Shaktar Donjetsk 2-1 Mançester Siti

Fejnord 2-1 Napoli

Grupi G

Porto 5-2 Monako

Lajpcig 1-2 Beshiktash

Grupi H

Totenhem 3-0 Apoel

Real Madrid 3-2 Borusia Dortmund

1111

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *