Abuzimi me mbiemrat ‘e fortë’: Nuk e ka mbiemrin Çapja…

Postuar më: 07 December 2017 13:32

Një lajm që pushtoi redaksitë e Tiranës mëngjesin e së enjtes ishte ai për arrestimin e një personi me mbiemrin Çapja.

Kaq u desh dhe lajmi mori dhenë. Kjo për shkak se mbiemri Çapja është lidhur vazhdimisht me emra të fortësh nga qyteti i Elbasanit. Kjo tendencë e mediave për të përgjithësuar me mbiemra është normale. Tashmë ‘Habilajt’ nuk mund të jenë ndryshe përveçse të fortët e Vlorës, që trafikojnë drogë.

Por si është historia e Besnik Çapjes?

40-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në një pikë loto sporti në rrugën “Rinia” në Elbasan.

Për policinë, Besnik Çapja njihej edhe me 2 emra të tjerë, Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti, e falë tyre ai kishte arritur t’i shpëtonte deri dje uniformave blu.

40-vjecari u shoqërua i prangosur ne komisariat ku është marrë në pyetje nga agjentët.

Sipas policisë, Besnik Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që më datë 28 shtator 2017 nga Interpol Roma, pasi në qershor të këtij viti autoritetet Gjyqësore në Torino, e dënuan atë me 6 vjet e 4 muaj burgim, për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ndërkohë pritet që 40-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë.

Por avokati i tij tha për News24 se klienti nuk e ka mbiemrin Çapja, por Bylyku. Ai tha se mbiemrin Çapja e ka marrë vetë më vonë.

Edhe kjo teori duket interesante. Përveçse media i përgjithëson gjërat, ka njerëz që shkojnë vetë tek përzgjedhja e këtyre mbiemrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *