66-vjeçari nga Laçi: Lume, do ta jap, po mos bëj fëmijë

Postuar më: 07 December 2017 14:19

Një i moshuar nga Laçi ka telefonuar sot në “Aldo Morning Show” nga ku ka kërkuar njohje me Lumen nga Tirana.

66-vjeçari tha se është burrë i zoti, por theksoi se nuk do që të ketë fëmijë.

“Jam Hasani nga Laçi, dua të lidhem me Lumen nga Tirana.

Jam 66 vjeç, kam 2 djem jashtë shtetit, kam shtëpi, gruaja më ka vdekur para 4 vitesh.

Unë jam burrë i zoti, jo kot. Unë kam pension shteti.

O Lume a bën kalamaj më ti?

Kalamaj nuk dua më unë se kam dy djem. Unë ta jap, po mos bëj fëmijë”, tha Hasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *