‘Volvo’ prezanton autobusin e ri elektrik

Postuar më: 08 November 2017 17:21

“Volvo Buses” ka prezantuar një version krejtësisht të ri të autobusit të vet elektrik, “Volvo 7900 Electric”, që tani është i mbushur me bateri me kapacitete më të mëdha që mundësojnë ecje më të gjatë me një mbushje.

Tani ekzistojnë tri opsione të baterive – 150, 200 dhe 250 kWh, me kryesoren që mundëson kalimin e 200 kilometrave distancë me një mbushje.

Autobusët e parë në treg pritet të dalin në fund të vitit të ardhshëm, transmeton albinfo.ch.

“Volvo Buses” po ashtu ka zgjeruar linjën e opsioneve se si mbushen bateritë.

“Volvo 7900 Electric” mund të mbushet nëpër rrugë me hapjen e një hapësire të veçantë, apo edhe me mbushje të ngadalshme me kabllo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *