Video/ Taksistët shqiptarë lënë nam, sherr me shkelma e grushte në mes të Selanikut: ‘O shk***…’

Postuar më: 23 November 2017 15:28

Dy taksistë shqiptarë janë zënë në Greqi, duke degjeneruar në kacafytje dhe sharje të rënda. Me sa duket ‘buka e gojës’ i ka humbur durimin dhe qetësinë dy emigrantëve shqiptarë.

Ata janë konfliktuar për klientët dhe puna ka shkuar aq keq saqë kanë nisur të fyejnë me fjalë të ndyra, raporton “JOQ.al”.

Shkelma e grushta, deri sa njëri prej tyre e shtrin përtokë taksistin tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Selanikut, ku shqiptarët rrinë dhe mbajnë radhën për të siguruar pasagjerët.

Siç duket, dy kolegët e kanë pasur të pamundur të gjejnë konsensus, ndërsa rreth tyre janë mbledhur shumë kuriozë por nuk ka pasur ndërhyrje të policisë./JOQ.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *