Video/ Mrekullitë ekzistojnë! Ja si i shpëtoi ky fëmijë vdekjes…

Postuar më: 13 November 2017 21:31

Një video e filmuar në një zonë rurale në Norvegji tregon pamjet e një aksidenti të mundshëm, që nëse nuk do të ishte për reflekset e shpejta të drejtuesit të kamionit do të kishte përfunduar në tragjedi.

Pamjet e filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë tregojnë një autobus, nga i cili zbresin disa fëmijë.

Por ndërsa shumica e tyre presin të largohet autobusi që të kalojnë rrugën, njëri prej tyre nxiton dhe vrapo nga pjesa e pasme e autobusit pa parë nëse po vinte apo jo makinë nga krahu tjetër.

E sapo djaloshi niset, një vajzë paksa më e madhe fillon ta ndjekë për ta ndaluar, në këtë moment një kamion shikohet të vijë nga krahu tjetër i rrugës dhe frenon menjëherë.

Fatmirësisht gjithçka ka përfunduar pa asnjë të lënduar, por nëse drejtuesi i makinës nuk do të kishte reaguar në kohë, apo në rastin më të keq të kishte tentuar ndonjë manovër tjetër mund të kishte lënduar jo një, por disa fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *