U kap me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit, Gjykata kërkon “arrest me burg” për biznesmenin

Postuar më: 14 November 2017 16:01

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën “arrest me burg” për biznesmenin O.S. që u kap me 863 mijë euro në automjetin e tij në Elbasan.

Seanca për biznesmenin O.S. pritet të zhvillohet ditën e nesërme. Biznesmeni u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Çështja për biznesmenin O.S. të arrestuar javë më parë në Elbasan i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo pasi, Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën për hetimin e O.S.

Hetimi për rastin, i kaloi task-forcës së Krimeve të Rënda, e cila merret me rastet për pastrim parash. Ndërkaq, O.S duhet të vërtetojë burimin e parave që iu sekuestruan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *