Triologjia e seksit anal/ Udhëzues për një kënaqësi të madhe dhe të shëndetshme…

Postuar më: 23 November 2017 18:29

Mbas shumë pyetjesh, kërkesash e mesazhesh vendosa të shkruaj për seksin anal, që me sa duket shumë prej jush janë kurioz të provojnë, eksperimentojnë apo shijojnë.

Kjo guidë do të jetë shumë e hollësishme dhe e ndarë në tre pjesë.

I
Shumë çifte preferojnë të pijnë djersë dhie përditë dhe mos të kryejnë seks anal, disa të tjera e praktikojnë shpesh, ndërsa disa të tjera e praktikojnë më rrallë sepse i bën të ndihen mirë. Sido që të jetë, gra, burra, hetero dhe gay kanë kënaqësi gjatë penetrimit anal. Pra, pak rëndësi ka nëse je gay, hetero ose aty në mes, sepse shanset për të provuar apo menduar për ndonjë marrëdhënie anale janë njësoj. Ki parasysh që në tabu.al askush nuk ka interes të dijë nëse praktikoni apo jo seks anal, por padyshim që na intereson që të ndiqni këshillat dhe të shijoni sa më shumë aktin.

Pse njerëzit bëjnë seks anal ? Disa gra bëjnë seks anal sepse duan të jenë ende të virgjëra. Disa burra ofrojnë seks anal sepse është mënyra e vetme për të ecur në karrierë. Por, arsyeja kryesore se pse njerëzit bëjnë seks anal është sepse ju pëlqen. Shpeshherë, shoqëria mendon që gratë bëjnë seks anal sepse duan të kënaqin partnerin. Personalisht mendoj që gratë bëjnë seks anal se ju pëlqen.

Përpos faktit që anusi është pjesa më e pasur me nerva në gjithë trupin, gjatë një raporti, muri që ndan vaginën dhe anusin, fryhet dhe stimulohet. Ky mur i dërgon trurit receptorët e njëjtë që dërgohen gjatë një orgazmë vaginale. Si rezultat, shumë gra ndjejnë kënaqësi gjatë penetrimit anal sidomos te muri ndarës, ndëkohë që disa të tjerë kërkojnë stimul në klitoris gjatë penetrimit anal. Kjo bën sens duke parë që stimulimi anal mund të intensifikojë senjalet e orgazmës duke i dhënë një tjetër stimul nervit pelvik.

Kur flasim për burrat situata është e ngjashme. Dikush ndjen kënaqësi me ndonje masazh, dikush me një gisht në prostatë ndërsa të tjerë me penetrim apo masazh. Zakonisht për burrat është e rëndësishme që stimulimi i anusit të bëhet bashkë me penisin, sepse është e mundur që stimulimi i anusit të zgjerojë apo amplifikojë kënaqësinë në gjenitale. Një arsye tjetër se pse njerëzit bëjnë seks anal është për të evituar ndonjë shtatzani të padëshiruar, sidomos në vënde shume religjioze ( Kosova shumë pranë nesh ) .

Kur nëna natyrë krijoi trupin e femrës, krijoi dhe vaginën në mënyrë të tillë që të lubrifikohet, zgjerohet dhe fryhet gjatë aktit seksual. Kur natyra krijoi anusin, e krijoi për jashtëqitje për këtë arsye anusi nuk lubrifikohet, apo fryhet si vagina, ndonëse penetrimi është i mundur te të dyja. Një tjetër diferencë që krijoi nëna natyrë është vendosja e disa muskujve në rektum ( zorra e trashë) ose anus të cilët lejojnë më me lehtësi daljen se sa hyrjen e objekteve.

Muskujt anal janë disa nga muskujt më të rëndësishëm në trupin e njeriut, nëse dëshiron të jetosh midis qënieve humane kuptohet. Çelësi i një marrëdhënie anale pa dhimbje është padyshim, stërvitja e muskujve anal, të cilët duhet të mësohen të hapen më shumë për objekte që hynë së sa për objekte që dalin. Nje pjesë e ketyre muskujve janë nën kontrollin e nënvetëdije e cila na lejon të mos bëjmë kakën kudo psh. Pjesa tjetër e ketyre muskujve, janë automatikë dhe pikërisht këta janë muskujt që duhen stërvitur dhe duhen mësuar të qëtësohen atëherë kur ne e japim kontrollin.

II
Në këtë vazhdim të trilogjisë së seksit anal, shpjegimet do të jepen sikur penetrimi kryhet nga subjekti mashkull dhe pritja nga subjekti femër. Pamvarësisht faktit që tabu.al nuk ndërhyn në menaxhimin e marrëdhënieve tuaja, ka shumë rëndësi që gjatë këtij proçesi të këni duar të pastra e thonj të prerë . Dërdorimi i dorezave të plastikës ose të preservativit është gjithashtu i këshilluar. Disa njerëz praktikojnë edhe enema (pastrim i zorrës së trashë) me anë të një shiringe.

Për të ndihmuar penetrimin, në literatura të ndryshme, këshillohet që për një javë partneri të penetrojë partneren vetëm me një gisht të lubrifikuar, lehtë dhe ngadalë. Ndërkohë këshillohet dhe masazhi i lehtë, ndërkohë që penetrimi duhet bërë gjithmonë ngadalë, me gishtin që krijon një kënd, duke ushtruar forcë vetëm nëse muskujt e lejojnë. Është e këshillueshme që marrësi të qëndrojë sa më qetë dhe që mos të vazhdohet me penetrim me sende të tjera nëse marrësi ndjen shqetësim.

Një tjetër këshillë është padyshim që marrësi të mundohet, në dush, të përdorë gishtin e vet në mënyrë që të familjarizohet dhe të zotërojë kontrollin e muskujve të vet. Vetëm kur kemi relaksimin e muskujve të dytë, seksi anal është i kënaqshëm. Nëse nuk e arrini këtë atëherë nuk duhet ta bëni. Ose mund të stërviteni për një tjetër javë dhe nëse përsëri keni problemin e njëjtë atëherë seksi anal nuk bën për ju. Gjithsesi në të gjitha literaturat për seksin apo masazhin erotik, masazhi i zonës rreth anusit është i këshillueshëm. Relaks, relaks, relaks, këto janë fjalët magjikë për çdo lloj aktiviteti rreth “zorrës” tuaj.

Hetero, gay, beqar apo i martuar, monogam apo poligam duhet patjetër të përdorësh preservativ kur kryen marrëdhënie anale. Përpos SIDA ka dhe shumë arsye dhe sëmundje të tjera. Si psh fakti që lëngjet që depozitohen në anus përthithen me më shumë lehtësi nga trupi se sa ato të vaginës. Duke përdorur preservativ evitojmë shumë infeksione dhe kokëdhimbje të ndryshme. Është shumë e rëndësishme që të pastrojmë penisin sidomos nëse kalohet nga një marrëdhënie anale në një vaginale. Problemet e infeksionit qëndrojnë për të gjitha palët.

Kini parasysh që çdo gjë që hyn apo del në anus apo rectum duhet të ndodhë ngadalë. Pak rëndësi ka nëse është një lodër, gisht apo penis. Duhet të hyjnë ngadalë dhe po ashtu të dalin.

Një nga pjesët më stimuluesëe në trupin tonë, padyshim është lëkura që ndodhet pranë anusit. Është shumë e lehtë të stimulosh këtë pjesë me një gisht, gjuhë, ose lodër. Ka shumë raste kur gratë që masturbohen ose që janë duke u stimuluar në vaginë ndjejnë kënaqësi dhe në pjesën e anusit. Shumë prej jush do mendojnë që meqë një burrë penetron partneren dhe ajo ka të drejtë të bëjë të njëjtën gjë. Nëse jeni nga ato çifte vegane që përdorni kastraveca apo perime të tjera, kini kujdes se në cilën pjesë do të bëhet penetrimi, në mënyrë që mos ngeli një kastravec në byçën e partnerit tuaj. Nëse nuk jeni te perimet e freskëta atëherë mund të përdorni dhe lodra apo dildo apostafat për pjesën e anusit, të cilët kanë forma, madhësi të ndryshme dhe disa prej tyre dhe vibrojnë.

Një pjesë e mirë e shoqërisë mendon që penetrimi anal krijon kenaqësi vetëm te ata ( meshkuj) që janë gay, ndërkohë që ajo pjesë është sensitive për të gjithë, pamvarësisht shijes së tyre seksuale, gjinisë apo identitetit seksual. Shumë çifte performojnë dhe diçka të tillë, por kini parasysh vajza dhe gra që paraloja dhe kujdesi për atë pjesët të mashkullit tuaj duhet të jetë i njëjtë si me tuajin.

Këshillit e fundit për sot, kanë të bëjnë me lodrat seksuale. Ki parasysh që zorra e trashë është si një baloz i uritur ose si korrupsioni që ha gjithçka. Pra, kini kujdes se si janë objektet, sendet apo lodrat me të cilat penetroni partnerët tuaj. Të pastra, të limuara, të reja, pa kënde dhe gjithmonë me prezervativ për të qënë sa më të pastër dhe të respektueshëm ndaj vetes, trupit partnerit dhe vetë aktit.

III
Trilogjisë së kënaqësisë anale i erdhi fundi. Natyrisht kjo nuk është një lamtumirë, do ketë dhe raste të tjera në të cilat do trajtojmë përsëri seksin anal dhe botën rreth tij. Por, për këtë javë ky është posti mbyllës. Rikthehemi te ne.

Siç thashë në pjesën e dytë, shumë djem, burra apo meshkuj hetero ndjejnë kënaqësi nëse stimulohen në zorrën e trashë apo prostatë. Padyshim, që për pjesën më të madhë të kësaj kategorie kjo gjë ndodh vetëm gjatë një vizite mjekësore. Gjithsesi burrat që janë kuriozë të ndjejnë prostatën e tyre mund ta bëjnë duke u penetruar veten me anë të një gishti të lubrifikuar mirë. Padyshim që është e çuditshme të ndjesh një pjesë të trupit që nuk ke ndjerë më parë. Presioni në prostatë do ju sjellë një ndjenjë të shurdhët dhe delikate në penis. Nëse ke vështirësi të arrish prostatën tënde, mund të përdorësh dhe një lodër seksuale e cila është e përthyer dhe të ndihmon që mos shkosh te fizioterapisti më vonë.

Stimulimi i anusit mund të bëhet dhe nëpërmjet lëpirjes, apo puthjes së asaj zone. Nuk është e këshillueshme që të lëpijmë “ byçët” e të gjithëvë sepse mund të marrim hepatitin dhe parazitë të tjerë. Kjo është diçka që bëhet kur je në një marrëdhënie afatgjatë dhe kur higjena është në nivele shumë të larta. Pa diskriminuar askënd apo kohën e një marrëdhënie, kujdesi duhet të jetë maksimal sepse partnerët që kanë shumë vite bashkë ndajnë të njëjtën florë anale. Ndërkohë që me dikë që ke takur vetëm disa herë duhet patjetër të mbrohesh, dhe me prezervativ oral.

Si përfundim për të bërë një përmbledhje, ja rregullat dhe masat paraprake për të pasur një seks anal fantastik dhe të sigurt:

– Hetero, gay, në tranzicion, beqar apo i martuar, nësë kryen seks anal përdor preservativ.

– Sigurohu që çdo gjë që hyn dhe del nga zorra jote të jetë e pastër dhe e lubrifikuar.

– Zorra e njeriut është e harkuar dhe partneri yt nuk e di se në cilën pjesë ndjen kënaqësi nëse nuk shprehesh.

– Çdo gjë që hyn në zorrën e trashë, anus apo rectum duhet të dalë jashtë dalëngadalë.

– Mos penetro vaginën me një gisht, vibrator apo penis që ka qënë më parë në anus. Çdo gjë duhet larë mirë me ujë dhe sapun. Ki parasysh që të presësh thonjt.

– Mos kryej marrëdhënie anale nëse zorra jote nuk është e shëndetshme. Mos bëj seks anal nëse ndjen dhimbje. Sigurohu që të shkosh te mjeku ose një ekspert i kualifikuar, ose shkruaj në Tabu Blog.

– Sigurohu që marrësi të jetë i eksituar në gjithë trupin para së të trokasësh te dera e mbrapme. Çelësi i suksesit të seksit anal është që trupi i marrësit duhet të jetë i relaksuar.

– Mos e mbaj frymën. Të marrësh frymë thellë të ndihmon të jesh i relaksuar.

– Mbasi ke ndërhyrë në zorrën e partnerit tënd me anë të një gishti, penisi apo dildo, mos shtyj apo mos ushtro presion. Lëre aty dhe mundohu që shumë lehtë të bësh disa lëvizje rrethore. Kur partneri yt dëshiron të jetë i penetruar, nxirre jashtë dalëngadalë (gishtin, penisin apo dildon) dhe vendos më shume lubrifikant. Tani mund të penetrosh ngadalë.

– Vajzat, gratë apo femrat pëlqejnë dhe stimulimin e klitorisit gjatë penetrimit anal. Kjo i ndihmon të ndjejnë kënaqësi dhe në zonën e legenit (pelvike).

– Të përdorësh një preservativ ose doreza gome ndihmon gjatë penetrimit.

– Mos bëj seks anal nëse je i droguar apo i pirë apo tapë fare. Zorra jotë mund të dëmtohet më lehtë. Gjatë seksit anal duhet që vozitësi dhe pasagjeri të jenë të vetëdijshëm për aksionet që kryejnë.

– Nëse kryen enema para seksit anal, mos përdor ujë të ftohtë, ndërkohë në ujë mund të hedhësh pak kripë pa jod.

Edukohu, edukohu, edukohu. Është shumë e rëndësishme që të lexojmë, shohim, studiojmë dhe informohemi para së të kryjmë marrëdhënie sekuale anale. Është e rëndësishme të mos kryejme marrëdhënie sepse dikush ushtron presion. Është e rëndësishme të respektojme veten, partnerin dhe trupin tonë. Mos e lejo mëndjen të dhunojë trupin tënd. Ndiq këto këshilla dhe bëj qejf./tabu.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *