‘Teoritë e javës’: ‘Konflikti Rama-Veliaj’ dhe ‘zhdukja’ e Artan Hoxhës

Postuar më: 24 November 2017 23:51

Java që do vijë mund të mos premtojë shumë zhvillime, për shkak se gjysma e saj është pushim.

Megjithatë java që po mbyllim nuk ‘zhgënjeu’.

Ajo u shënua nga ngjarje interesante në fushën e kronikës dhe politikës.

Ashtu siç ndodh rëndom, kjo javë solli edhe teoritë e saj konspirative.

Ajo më interesantja, që qarkulloi nëpër portale dhe rrjetet sociale lidhet me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Disa raportime flasin për një konflikt mes tyre, që ka nisur fill pas një interviste televizive të Edi Ramës, ku i fundit ‘thumboi’ Veliajn. Më pas u tha se Veliaj braktisi një takim të Edi Ramës me kryebashkiakë për pastrimin e Shqipërisë. Ndërkohë në dritën e zhvillimeve të fundit, Veliaj vazhdon ‘punën’ e tij. Disa portale si Lapsi.al shkruajnë se kjo situatë i ngjan periudhës kur Edi Rama ishte kryebashkiak dhe Fatos Nano kryeministër. Edhe marrëdhënia e mirë e Veliajt me njerëzit e LSI nuk ka mbetur jashtë këtyre spekulimeve, deri një ditë më parë kur kryebashkiaku shkarkoi katër administratorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Teoria e dytë që ka zënë vend në rrjetet sociale ishte ajo e “zhdukjes” së gazetarit Artan Hoxha. Ky i fundit ishte i pranishëm dendur në media këto ditë, por prej disa kohësh ndodhet jashtë.

Disa media pranë të djathtës thonë se ai është zhdukur pas nisjes së operacionit për arrestimin e ish-zyrtarëve të policisë, të lidhur me grupin e Habilajve.

Vetë Rilindja Demokratike shkruan se Hoxha po kërkohet nga Prokuroria. Për këtë arsye ka reaguar vetë gazetari.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Hoxhës:

“Rastesisht mora vesh nga gazeta e PD-se, se po me kerkojne prokuroret e krimeve te renda te Besim Hajdarmates…dhe se kam ca si shume dite qe jam “zhdukur”?????….

Hej “trimat” e Besimit, qe gjithnje para se te beni nje veprim njoftoni qytetarin dixhital, beni qejf edhe ca dite sepse vertete jam shume larg dhe u kam lene rehat keto kohe….

Ne fakt po beni ate qe u kam thene publikisht qe me 17 tetor, hetimi niset nga poshte, nga provat, nga polici ne terren, shefi krimeve, shefi komisariatit, drejtori policise i qarkut, pastaj shkojme te Haki Cako, dhe sigurisht Tahiri dhe gjeniu i kanabizimit te vendit Edi Rama dora vete…

U thashe qe ashtu si e niset hetimin, me urdher politik, vetem sa e sabotuat ceshtjen dhe u dhate mundesine ketyre qe kane ikur se fundi te iknin te paret…

Me prisni, nga fillimi javes me keni aty, kete radhe vertet po vi nga Xhungla, po nga xhungla e vertete ku ka rregull, ku mbret eshte luani dhe jo hienat si ne ate pyllin tone shqiptar”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *