Ballina Aktualitet Bota Të shtëna me armë në një shkollë fillore, 3 të vdekur në...

Të shtëna me armë në një shkollë fillore, 3 të vdekur në SHBA

Të paktën tre persona kanë vdekur pas të shtënave në një shkollë fillore në Kaliforninë Veriore në SHBA mëngjesin e sotëm me orën lokale.

Mes të vdekurve është edhe agresori, i cili u qëllua nga policia, shkruajnë autoritetet.

“Autori i sulmit është qëlluar me plumba nga policia, mendohet të paktën për 3 të vdekur”,- tha shefi i policisë së qarkut Tehama, Phil Johnson.

Autoritetet lajmëruan se ngjarja ndodhi 120 kilometra në veriperëndim të Sakramentos. Gjithashtu bëhet me dije se disa nxënës janë evakuuar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte fëmijë që ishin në mësim. Tani janë rreth 100 forca policie që kanë rrethuar zonën”,- u shpreh shefi i policisë.

Deri tani raportohet për 4 persona të plagosur, mes tyre 3 fëmije. Një prej dëshmitarëve ka raportuar se ishte fqinji i tij që “për një moment u çmend dhe pasi kërcënoi njerëzit e shtëpisë së tij, mori kamionçinën dhe u largua me armë në dorë”.

Dëshmitarët në shkollë thanë se kishin dëgjuar disa herë të shtëna në shkollë, por në fillim menduan se ishin fishekzjarrë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here