Suedezët festojnë çuditshëm, video e De Rossi-t thyen rrjetin

Postuar më: 14 November 2017 11:30

Italia nuk do jetë pjesë e Botërorit të Rusisë. Ky lajm ka dominuar median ndërkombëtare dhe diskutimet online.

Fotot dhe videot e ndeshjes së Italisë dhe Suedisë kanë shpërthyer në rrjetet sociale.

Videoja më e klikuar është ajo e lojtarit italian, Daniele De Rossi.

Stafi i kërkon mesfushorit që të bëhet gati për të hyrë në lojë dhe ai reagon me zemërim.

“Po ku k… të shkoj unë, nuk e kuptoni se na duhet të shënojmë gol dhe jo të mbajmë barazimin?”, iu hakërrye De Rossi njërit prej pjesëtarëve të stafit të Venturës.

Pas ndeshjes, kapiteni i Romës shpjegoi episodin për mediat, ndërsa tha se nuk kishte për qëllim të fyente njeri.

“Kam 20 vite eksperiencë në Koverçiano dhe e kuptoj mirë se çfarë duhej në ato momente. Doja të jepja një indikacion taktik dhe nuk doja të fyeja askënd. Më kërkuan të futesha unë, por na duhej goli dhe rekomandova menjëherë Insignen, sepse ai ishte më i vlefshëm sesa unë në ato momente. Unë doja të luaja, pro më tepër doja të shënonim”, tha De Rossi.

Ndërkohë suedezët e kanë festuar si të çmendur kualifikimin për në Botëror. Në një rast lojtarët iu turrën tavolinës së gazetarëve. Shiheni videon më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *