Shqipëria mund Turqinë me 10 lojtarë, Sadiku e Grezda ‘bomberat’ e Antalya-s

Postuar më: 13 November 2017 20:27

Shqipëria ka fituar miqësoren kundër Turqisë në Antalya me rezultatin 2-3 me futbollistët të cilët i ka dhënë mesazhe pozitive teknikut Panucci për të ardhmen e Kombëtares.

Ashtu siç pritej në këtë takim kanë debutuar 2 prurjet më të reja edhe pse jo nga minuta e parë, Kamer Qaka dhe Astrit Ajdareviç.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-ër me Armando sadikun që konkretizoi një shpërthim mjaft të bukur të Roshit nga krahu i djathtë. Edhe goli i dytë do vinte nga kombinimi Roshi-Sadiku, me bomberin që nuk fali me kokë.

Pak minuta para fundit të pjesës së parë Ledian Memushaj merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Sapo nis pjesa e dytë vendasit shkurtojnë diferencën dhe rrezikojnë pa ndërprerje portën e Berishës.

Megjithëse pritej goli i brazimit, Eros Grezda realizon të parin me ekipin Kombëtar dhe të tretin për këtë ndeshje.

Edhe një herë avantazhi i dyfishtë nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 60-të, 5 pas golit të Grezdas, vendasit shkurtojnë diferencat me Akbar. Më pas vijnë zëvendësimet e shumta nga të dy teknikët dhe Turqia edhe pse me një lojtar më shumë në fushë nuk arriti të barazonte shifrat.

Një miqësore për Panucci-n që përveç 3 pikëve merr edhe sinjale pozitive nga futbollistët.


56′ Eros Grezda shënon golin e parë me Kombëtaren dhe i dhuron qetësinë ekipit pasi është me 10 lojtarë


47′ Under shkurton diferencën për vendasit

39′ Sadiku realizon serish pas një asisti të Roshit

24′ Gol Sadiku. Nje depertim nga krahu shum i bukur i Odise Roshit dhe asisti në qender me bomberin që nuk fal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *