Shenjat që tregojnë se nuk po pi ujë mjaftueshëm

Postuar më: 13 November 2017 14:15

Gjithmonë lexojmë këshilla se duhet të pimë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar e të shëndetshëm. Megjithatë ka pasur debate të shumta në lidhje me sugjerimet se sa litra ujë duhet të pimë në ditë. Për këtë arsye, CNN publikon një artikull ku i jep fund njëherë e mirë pyetjes se sa shumë dhe sa shpesh duhet të pimë ujë.

Kështu akademia mjekësore amerikane thotë se bazuar në një studim të realizuar prej shumë kohësh, konsumimi i ujit ndryshon nga njëra gjini tek tjetra. Meshkujt duhet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, që do të thotë gati 16 gota uji dhe 2.7 litra ujë për gratë, rreth 12 gota uji.

Dehidratimi shkakton një sërë problemesh si  lodhja e tepërt, nuk ke motiv për të kryer aktivitete gjatë ditës dhe aq më tepër për të bërë ushtrimet në mënyrën e duhur. Gjithashtu dehidratimi sjell probleme me përqendrimin,  me kujtesën, shkakton nervozizëm dhe ankth. Dy shenja që tregojnë se je i hidratuar dallohen nga etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshta për punë dhe ngjyra e urinës është e verdhë e hapur, tregon se je në gjendje shumë të mirë.

Në të kundërt tregon se je i dehidratuar. Dehidratimi shkakton probleme me qarkullimin e gjakut, me mënyrën se si pompon zemra, duke shkaktuar edhe dhimbje koke. Kripa dhe mineralet kthehen në kristale të vogla që kur dalin përmes traktit urinar shkaktojnë dhimbje të mëdha. Edhe në rastet kur personi vuan nga migrena, dehidratimi i shpeshton dhimbjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *