Rruga e Arbrit, investimi që i jep impuls të ri aktivitetit minerar

Postuar më: 14 November 2017 17:19

Rruga e re Tiranë-Bulqizë devijon tërësisht gjurmën aktuale të këtij segmenti rrugor, dhe shkurton distancën nga 125 km në vetëm 50 km, e cila do të jetë e përshkueshme në afërsisht vetëm 40 minuta.

 

Ndërtimi infrastrukturës së re bashkëkohore, i vjen në ndihmë komunitetit dhe zhvillimit të aktivitetit ekonomik, kryesisht atij minerar, pasi është një nga zonat më të pasura me mineralin e kromit, por dhe atij rural, me drejtim kryesor blegtorinë dhe pemëtarinë.

Bulqiza është pjesë e Bashkisë Mat, ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 678.51 km2 me një densitet prej 59.28 banorë/km2.

Bulqiza ka në përbërje 8 Njësi Administrative, të cilat janë: Bulqizë, Martanesh, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren dhe Trebisht dhe 63 fshatra. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Bulqizës dhe qarkut të Dibrës.

Gjurma e rrugës së re, e konceptuar e gjitha si një autostradë, nis në lindje të Tiranë e më pas vijon në drejtim të Shkallës së Tujanit – Qaf Murrizë – Guri i Bardhë – Ura e Vashës – Plan i Bardhë – Bulqizë – Dibër.

Sot, për të udhëtuar 125 km nga Tirana në Bulqizë, në lindje të Shqipërisë, duhet rreth 5 orë, shkruan “ata”. Rruga aktuale të ngjit fillimisht në Milot, e më pas devijon drejt Burrelit dhe Klosit, e vetëm aty merr drejtimin Bulqizë- Zerqan- Shupenzë- Bllatë.

Ndërkohë, për të dalë në kufirin me Maqedoninë do të nevojitet vetëm një orë, pasi aksi i ri shkurton distancën nga kryeqyteti në pikën kufitare me 75 km.

Segmenti Tiranë-Bulqizë, është pjesë e projektit të ndërtimit të Rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *