Rrëqethëse, shkon në 407 numri i viktimave të tërmetit në Irak e Iran

Postuar më: 13 November 2017 20:57

Vazhdon të rritet bilanci i të vdekurve pas tërmetit të rënë në kufirin mes Irakut dhe Iranit. Deri më tani numërohen 407 të vdekur, ndërkohë që 2500 të tjerë janë të plagosur pas tërmetit të fuqishëm 7.3 ballë.

Tërmeti goditi rreth orës 9.20 të mbrëmjes së djeshme në jug-perëndim të Halabja në Irak, kur shumica e njerëzve ndodheshin në shtëpi.

Kanali i lajmeve ‘IRIN’ në Iran tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, nga ku raportohet për dëme në të paktën 8 fshatra.

Tërmeti gjithashtu ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike për shumë zona, ndërsa autoritetet po nxitojnë që të zbulojnë shkallën e vërtetë të dëmeve.

Tërmeti i fuqishëm është ndierë në disa vende, si Pakistani, Libani, Kuvaiti dhe Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *