Presidenti Meta nuk dekreton ligjin e parë të ‘Rama 2’, e kthen për rishqyrtim

Postuar më: 23 November 2017 17:07

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin e parë të Qeverisë “Rama 2”. Bëhet fjalë për projekt-ligjin “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

Kreu i Shtetit nuk ka dekretuar ligjin e miratuar nga qeveria “Rama2”, por ka dekretuar kthimin e tij në Kuvend për t’u rishqyrtuar.

Por ndërkohë në presidentcë ka mbetur pezull edhe dekreti për Helidon Bendon, shefi e propozuar për SHISH-in nga kryeministri.

Duket se Meta ende nuk është bindur për emrin e Helidon Bendos, pas atij largimi të pasqaruar mirë nga Visho Ajazi Lika.

DEKRETI

DEKRET PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 98/2017 “PËR TARIFAT GJYQËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,

Dekretoj
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 98/2017 “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

Nr. Dekretit 10656, Tiranë, më 22.11.2017
dekret

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *