Polemika për “Sarah”: Skënder Zogu del kundër Pezës për “flirtin” e Enverit me Geraldinën

Postuar më: 17 November 2017 08:02

Deri tani në ditët e panairit të librit, një nga librat që ka njohur më shumë lexues, e njëkohësisht ka tërhequr vëmendjen është romani i ri “Sarah”, i gazetarit e publicistit Alfred Peza, që bën pjesë në kolanën letrare të Mapo Editions. Një roman i pritshëm për të marrë vëmendjen por edhe për të shkaktuar polemikat më të mëdha, duke patur në fokus personazhe realë, si: Ahmet Zogun, Enver Hoxhën dhe një nga gratë më të famshme të Tiranës, Sara Blloshmin

Deri tani në ditët e panairit të librit, një nga librat që ka njohur më shumë lexues, e njëkohësisht ka tërhequr vëmendjen është romani i ri “Sarah”, i gazetarit e publicistit Alfred Peza, që bën pjesë në kolanën letrare të Mapo Editions. Një roman i pritshëm për të marrë vëmendjen por edhe për të shkaktuar polemikat më të mëdha, pasi duke pasur në fokus personazhe realë, si: Ahmet Zogun, Enver Hoxhën dhe një nga gratë më të famshme të Tiranës, Sara Blloshmin, nuk ka lënë indiferentë lexuesit e tij. Kështu dje, reagimi ka ardhur drejtpërdrejt nga Oborri Mbretëror shqiptar. Ka qenë Skënder Zogu, i vetmi personazh i mbetur si dëshmitar, pjesë e Oborrit Mbretëror kur Ahmet Zogu ishte gjallë, duke reaguar kundër autorit. Shkak për këtë është bërë intervista e fundit imagjinare, që Alfred Peza zhvilloi me redaktoren e librit të tij Alda Bardhyli, si pjesë e projektit për promovimin e botimeve të reja të UET Press. Në këtë intervistë supozohej një flirt i mundshëm i Enver Hoxhës me Mbretëreshën Geraldinë, krahas flirteve me një nga motrat e Zogut, Princeshën Maxhide dhe me Sarah Blloshmin vetë. Kjo intervistë, së bashku me videon shoqëruese, u botua në shumë media në prag të çeljes së edicionit XX të Panairit të Librit në Tiranë. Por, vetëm dje reagimi i Skënder Zogut ka zgjuar vëmendjen edhe në facebook-un e Alpenews.al. Më poshtë lexoni të plotë komentin: “Libri krete pérella dhe me shumé illuzione. Turp per nje shkrimtare qé ofendoné figuren e nalte te mbretneshes Graldine dhe e ulé veten tue i dhane nje “RENDES’ figures t’ Enverit. Nuké ka asé njé te verteté. Enveri nuk e ka pa me sye Mbretneshen. Ai ishte nje njeri pa kulturë dhe pa karakter. Nuke ka pasur lidhje ase paké me familjen mbretnore. Njoftim per autorin: A e dini ju se Enveri kur u kethye nga Parisi ne Tirana ne vjetin 1936 ishte 28 vjeçar, pa nje diplome qualifikimi? Me shpjegoni si n’até moshe i do te kishte mundesi me hye ne Pallatin Mbretnor… Mithomania.!!!”. Nuk është hera e parë që Skënder Zogu hyn në polemika për librin me autorin e saj Alfred Peza. Pak ditë pasi libri u botua dhe doli në treg, Skënder Zogu herën e parë, kundërshtoi atë pasazh të romanit që flet për një tentativë të dështuar për fejesën e njërës prej gjashtë Princeshave të atëhershme, me Enver Hoxhën. Ndërkohë që edhe kreu i legalistëve të Shqipërisë, Sulejman Gjana, zhvilloi një debat me Alfred Pezën te “Reja” në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, ku ai pretendoi se nëpërmjet romanit po iu bëhet jehonë disa miteve të vjetra apo po krijohen mite të reja rreth kohës së Mbretërisë dhe figurës së Ahmet Zogut. Alfred Peza ka deklaruar se ka një keqkuptim të pashembullt në gjithë këtë zhurmë të legalistëve dhe anëtarëve të Oborrit Mbretëror Shqiptar, ku po kërkohen të bëhen debate për të vërteta historike, ndërkohë që “Sarah” është një vepër artistike, një “fiction” letrar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *